Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BAYERN 7-1 SALZBURG

Bayerni shkatërron Salzburgun

Bayerni shkatërron Salzburgun


8 March, 2022 @22:47

Bayern Munchen është treguar i pamëshirshëm karshi kundërshtari austriak, Salzburg, duke e shkatërruar në ndeshjen e kthimit të zhvilluar sonte në Mynhen, 7-1 [Lewa 12p., 21p., 23, Gnabry 31, Muller 54, 83, Sane 85 - Kjaergaard 70].

Polaku Lewandowski me hat-trickun e tij “express” ka regjistruar hat-trickun më të shpejtë në histori të Ligës së Kampionëve.

Salzburg ishte pa gjasa sonte, derisa kishte shpresa pas barazimit të ndeshjes së parë, 1-1. Por, një Bayern “i zakonshëm” në shtëpi ka bërë të veten dhe kështu bavarezët e drejtuar nga Julian Nagelsmann me hapa të sigurt shkuan drejt çerekfinales.


 
Të gjitha lajmet nga Champions League