Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GRUPI D: REAL MADRID - SHERIFF TIRASPOL

Befasi në Spanjë, Sheriff Tiraspoli “shokon” Madridin!

Befasi në Spanjë, Sheriff Tiraspoli “shokon” Madridin!


28 September, 2021 @22:53

Pas fitores ndaj Shakhtarit në xhiron e parë të grupit D, Sheriff Tiraspoli moldav dhuroi edhe një tjetër paraqitje që do të mbahet mend gjatë në garën më prestigjioze për klube në Evropë.

Sonte Sheriffi modest arriti që ta mposhtë Realin, skuadrën më të trofeshme të Champions Leagues, me rezultat 1-2 në kryeqytetin spanjoll, për t’i befasuar kështu të gjithë dhe për ta marrë kreun e Grupit D në Ligën e Kampionëve.

Jakhshibaev ishte futbollisti i mysafirëve që shënoi për 0-1, rezultat me të cilin skuadrat shkuan në pushim.

Më pas, Benzema nga pika e bardhë (65’) barazoi në 1-1, por moldavët nuk u dorëzuan dhe shënuan edhe një herë. Ishte Thill (90’) ai që e gjeti rrjetën për herë të dytë për mysafirët dhe kështu Sheriff Tiraspoli shënoi fitore historike në Bernabeu!

Pas 2 xhirove në Grupin D, në krye ndodhet befasisht Sheriff Tiraspoli e pas tij vijnë Reali, Interi e Shakhtari.


 
Të gjitha lajmet nga Champions League