Fantasy TopSporti
Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TRAJNERI I LIRISË, PAS NDESHJES

Begolli: Ngarkesa emocionale, vendosi

TOPSPORTI/ D. S.

Begolli: Ngarkesa emocionale, vendosi


21 May, 2022 @20:27

Trajneri i Lirisë, Granit Begolli, në deklaratën e tij dhënë pas ndeshjes së barazhit, ku ekipi i tij Liria u mposht nga Vushtrria pas penalltive, ka thënë se ngarkesa emocionale i penalizoi më shumë sesa ngarkesa e lojës.

“Po besoj që ngarkesa e këtyre ndeshjeve e bën të veten, që ka qenë normale edhe me këto ngërçe që janë paraqitur. Lojtarët më të përgatitur kanë pasur probleme me ngërçe. Mendoj që më shumë na ka penalizuar ngarkesa emocionale sesa e lojës,” ka thënë Begolli pas ndeshjes.

Liria me humbjen nga Vushtrria, do të garojë edhe stinorin që vjen në Ligë të Parë dhe kështu agonia e kthimit në elitë të klubit prizrenas do të vazhdojë edhe për një stinor, duke e bërë stinorin e katërt të kaluar aty.

Liria u mposht nga Vushtrria pas penalltive 5-3, pasi që ndeshja në kohë të rregullt përfundoi baraz 1-1, ndërsa gjatë vazhdimeve nuk ndërroi rezultati.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë