VALON BEHRAMI
Behrami largohet nga përfaqësuesja e Zvicrës
23 March, 2017 @20:36
Mesfushori me prejardhje nga Kosova, Valon Behrami, është larguar nga përfaqësuesja e Zvicrës me të cilën ishte në grumbullim.
Behrami ka lënduar kofshën e këmbës së majtë dhe kjo ka bërë që ai të mos ketë mundësi të luajë të shtunën kundër Letonisë.
Në vend të tij, përfaqësueses së Zvicrës i është bashkuar mesfushori i Baselit, Renato Steffen.