RIKTHIMI NË QYTET, PAS 13 VITESH

Bekim Balaj rikthehet në Superiore
14 January, 2023 @18:48
Sulmuesi i Shqipërisë, që ka bërë karrierë në arenë ndërkombëtare, Bekim Balaj, i është rikthyer Kategorisë Superiore, ndërsa është bërë lojtar i ri i Vllaznisë.
Ai në fakt ka qenë talent shkodran i dalë nga Vllaznia jashtë, ndërsa së fundi ka qenë pjesë e Ankara Keçiörengucu në kategorinë e dytë turke. Vllaznia ka bërë të ditur se ka nënshkruar kontratë 3-vjeçare me Balajn, ndërsa sulmuesi shtatëlartë i kuqezinjëve që ishte larguar 13 vite më parë nga Shkodra, i kthehet qytetit.
Vllaznia përndryshe është e katërta në renditjen e Superiores, me 4 pikë më pak se lideri Partizani. Shkodranët drejtohen nga ish-trajneri i Prishtinës, Mirel Josa.