Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GJYSMËFINALJA E DYTË, SONTE

Belgjika-Franca, për t’i dalë përballë Spanjës

Foto: uefa.com

Belgjika-Franca, për t’i dalë përballë Spanjës


7 October, 2021 @11:29

Për dallim nga ndeshja e mbrëmshme gjysmëfinale që u zhvillua në San Siro të Milanos, përballja e dytë gjysmëfinale e Ligës së Kombeve 21/22 luhet në Allianz të Torinos.

Belgjika e Franca ndeshen, për të kërkuar biletën për finalen e garës, njërën nga të cilat e mori Spanja duke e mposhtur Italinë mbrëmë në Milano, 1-2.

belgium

Derisa Italia e Spanja kanë qenë gjysmëfinalist në EURO2020, Belgjika kishte arritur deri në çerekfinale të garës, kurse Franca ishte eliminuar nga Zvicra në të tetën e finales.

Kjo është hera e parë për Belgjikën e Francën që paraqiten në garë për trofe të Ligës së Kombeve, në edicionin e dytë të saj.

Kam opcione mjaft — R. Martinez

Selektori i Belgjikës, Roberto Martinez, në konferencën për media para ndeshjes ka thënë se ka opcione të shumta për sulm dhe nuk paraqet problem për te se kush do të startojë.

“Hans Vanaken është në formën më të mirë të karrierës së tij. Charles De Ketelaere është duke përfituar nga mungesat e Jeremy Doku dhe Dries Mertens. Kjo është një super mundësi për te. Prandaj nuk mërzitem për opcionet përpara, e kam Michy Batshuayi, Romelu Lukaku, Dodi Lukebakio dhe Charles de Ketelaere,” ka thënë Martinez.

france

Belgjika është skuadra që kap vendin e parë në renditjen mujore të FIFA-së. Ata janë duke e mbajtur këtë pozitë për muaj të tërë.

E duam trofeun - D. Deschamps

Në anën tjetër, Franca është e katërta. E selektori Didier Deschamps ka thënë se e kanë përballë njërin ndër ekipet më të forta në botë.

“Pasi që e lamë pas EUROn, tash kemi një trofe tjetër para nesh, ndërsa ndeshemi me njërën ndër skuadrat më të forta në botë. Kemi bërë gjithçka për të arritur vendin e parë në grup dhe tash jemi këtu. E duam këtë trofe. Deri tash kanë qenë vetëm dy tituj që mund t’i merrje me kombëtare, EURO dhe Kupa e Botës. Tash kemi edhe Ligën e Kombeve dhe e duam këtë trofe,” ka thënë francezi para ndeshjes.

Sa i përket formës së skuadrave, Belgjika ka pesë fitore në gjashtë ndeshjet e fundit, ndërsa Franca ka pesë barazime në gjashtë ndeshjet e fundit.

Ndërsa, UEFA ka projektuar 11-shet e mundshme sipas formës së lojtarëve dhe logjikës që e përdorim selektorët, për të bërë formacionet e mundshme startuese për përballjen e sontme në Allianz të Torinos prej 20:45.

FORMACIONET E MUNDSHME:

BELGJIKA: Courtois; Alderweireld, Denayer, Vertonghen; Castagne, Witsel, Tielemans, T Hazard; De Bruyne, Lukaku, E Hazard.

FRANCA: Lloris; Koundé, Varane, L. Hernández; Pavard, Pogba, Rabiot, T. Hernández; Griezmann; Mbappé, Benzema.


NATIONS LEAGUE FINALS 20/21

Spanja finaliste e parë! Eliminon kampionin e Evropës

Liga e Kombeve/International

Spanja finaliste e parë! Eliminon kampionin e Evropës

06/10/21 @ 22:47

PAS FITORES SË MADHE

Selektori Abazi: Jemi shumë afër kualifikimit

Kosova

Selektori Abazi: Jemi shumë afër kualifikimit

06/10/21 @ 21:51

KOSOVA U17

Super Kosova U17, mposhtë Austrinë në ndeshjen e parë

Kosova/International

Super Kosova U17, mposhtë Austrinë në ndeshjen e parë

06/10/21 @ 20:41

11-SHET

Formacionet zyrtare: Italia - Spanja

Liga e Kombeve

Formacionet zyrtare: Italia - Spanja

06/10/21 @ 19:38

FLORENT HADËRGJONAJ, FLET PARA NDESHJES NDAJ SUEDISË

Hadërgjonaj: Do të jetë diçka speciale

Kualifikimet për Botëror/Kosova

Hadërgjonaj: Do të jetë diçka speciale

06/10/21 @ 19:24

MESFUSHORI SHALA, FLET PARA NDESHJES NDAJ SUEDISË

Shala: Mund t’i befasojmë!

Kualifikimet për Botëror/Kosova

Shala: Mund t’i befasojmë!

06/10/21 @ 19:20

MËSOHEN ÇIFTET

Përfundon shorti, kuptohen duelet e 1/16 së Kupës së Kosovës

FFK Superliga/FFK Liga e parë

Përfundon shorti, kuptohen duelet e 1/16 së Kupës së Kosovës

29/11/24 @ 13:38

FORMACIONET ZYRTARE

Feronikeli’74 - Suhareka, 11-shet startuese

FFK Superliga

Feronikeli’74 - Suhareka, 11-shet startuese

29/11/24 @ 12:55

4 LOJTARË DËNOHEN

Vendimet e KD-së pas “shkëmbimeve të grushtave” në Flamurtari-Vushtrria

FFK Liga e parë

Vendimet e KD-së pas “shkëmbimeve të grushtave” në Flamurtari-Vushtrria

29/11/24 @ 12:18

GARAT NDËRKOMBËTARE

5 grumposha në gara ndërkombëtare

FBK Superliga/Përfaqësuesja/International

5 grumposha në gara ndërkombëtare

29/11/24 @ 11:17

BOREA - KEK-u

Clark shkëlqen, KEK-u pa telashe ndaj Boreas

FBK Liga e Parë

Clark shkëlqen, KEK-u pa telashe ndaj Boreas

28/11/24 @ 23:41

EDHE NJË ORGANIZIM I FBKs

Kosova organizon FIBA U-16 Women’s EuroBasket 2025 Div. C

FBK Liga e Femrave/Përfaqësuesja

Kosova organizon FIBA U-16 Women’s EuroBasket 2025 Div. C

28/11/24 @ 19:29

REAGIMI I KF ISTOGUT

Edhe Istogu reagon pas humbjes: “Gjyqtarët çuditërisht u ‘verbuan’”

FFK Liga e parë

Edhe Istogu reagon pas humbjes: “Gjyqtarët çuditërisht u ‘verbuan’”

28/11/24 @ 18:01

BORA ZYRTARIZON BASKETBOLLISTIN TURK

Gokhan Sirin, lojtar i ri i Borës

FBK Superliga/International/Transfere

Gokhan Sirin, lojtar i ri i Borës

28/11/24 @ 12:15

DRENICA E INDINJUAR NGA REFERIMI!

Drenica reagon për ndarjen e drejtësisë, pas humbjes nga Liria

FFK Liga e parë

Drenica reagon për ndarjen e drejtësisë, pas humbjes nga Liria

27/11/24 @ 21:11

FLAMURTARI MERR PIKË SI MYSAFIR!

Një gabim, ia mohon fitoren Dinamos ndaj Flamurtarit

FFK Liga e parë

Një gabim, ia mohon fitoren Dinamos ndaj Flamurtarit

27/11/24 @ 19:57


 
Të gjitha lajmet nga