Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DANIMARKA 0-2 BELGJIKA

Belgjika mposht danezët, merr kreun e grupit

Foto: uefa.com

Belgjika mposht danezët, merr kreun e grupit


5 September, 2020 @22:36

Danimarka është mposhtur për herë të parë në shtëpi pas 4 vitesh, ndërsa me fitore Belgjika ka marrë lidershipin e Grupit 2 të Ligës A të Kombeve, pjesë e së cilës janë edhe Islanda e Anglia [0-1].

Belgjika me golin e hershëm të mbrojtësit Denayer ka marrë avantazhin, ndërsa në pjesë të dytë përmes Mertensit ka siguruar fitoren 0-2 [Denayer 9, Mertens 77].

TABELA E LIGËS A, TË GJITHA GRUPET

Kjo ka qenë fitorja e 11 me radhë e Belgjikës në të gjitha garat, ndërsa gjatë lojës Carrasco qëlloi shtyllën e në anën tjetër tentimi më i mirë i danezëve i ardhur nga Eriksen, ka qenë i ndalur nga portieri Mignolet.

Belgjika e drejtuar nga Roberto Martinez pas tre ditësh takohet me Islandën, ndërsa Danimarka ka edhe një mysafir të vështirë në shtëpi - Anglinë.

 

 


 
Të gjitha lajmet nga