MIQËSORE
Belgjika mposht kundërshtarin e Shqipërisë
28 May, 2016 @18:08
Në miqësoren e zhvilluar në Gjenevë, Belgjika arriti ta mposhtë Zvicrën me 6 shqiptarë, 5 në fushë dhe 1 të inkuadruar më vonë nga banka rezervë.
Golat e fitores për Belgjikën u shënuan nga Romelu Lukaku dhe Kevin De Bruyne, ndërsa golin e vetëm për kundërshtarin e Shqipërisë në grupin A e shënoi Blerim Xhemajli.
Në Euro2016, Zvicra ndodhet në grupin A bashkë me Francën, Rumaninë e Shqipërinë, kurse Belgjika bën pjesë në grupin E me Italinë, Irlandën dhe Suedinë.
Lukaku Goal - Switzerland vs Belgium - 1-1 - 28… by football-zip