PEJË
Besa ‘rrëmben’ treshen e Hajvalisë
28 May, 2016 @13:13
Besa e Pejës prej se morri Gani Sejdiun trajner ditë më parë, tashmë pasi i vazhdoi kontratat e futbollistëve kryesorë të saj, ka bërë të ditur se ka arritur marrëveshje me treshen e nënkampionit të Kosovës, Hajvalisë.
Kështu, Arbër Prekazi, Leart Emini dhe Shkëlqim Pacolli, pritet të veshin fanellën e ekipit pejan në stinorin 2016/17 dhe të garojnë për titull kampioni - që tash e tutje siguron garat europiane.
Derisa Prekazi njihet për lojën e tij të fortë në mbrojtje e Emini për lojën e tij në krah dhe në ofanzivë, Pacolli ka kryer përveç tjerash edhe detyrën e kapitenit të reprezentacionit të Kosovës U21 dhe dallohet se përveç lojës në mes di të shënojë edhe gola.