MERKATO
Kampioni godet me 2 përforcime
27 May, 2016 @15:39
Faqja zyrtare e klubit nga Drenasi, ka bërë të ditur para pak çastesh se kampioni i Kosovës është përforcuar me dy futbollistë të rinjë.
Besnik Krasniqi dhe Ahmet Haliti janë dy përforcimet e reja, të dy të ardhur nga Kampionati Shqiptar i Futbollit.
Krasniqi, i cili luan si mbrojtës i krahut, ishte pjesë e Flamurtarit nga Vlora, ndërsa Haliti vjen nga Bylisi dhe luan si mesfushor.
Të dy lojtarët do të prezantohen të hënën në ora 14:00.
Ferronikeli këtë verë pritet të debutojë në gara europiane pasi që pas pranimit të Kosovës në UEFA do të futet në kualifikime të Ligës së Kampionëve.