ODISE ROSHI
Kemi harmoni, duam kualifikimin
27 May, 2016 @15:55
Përveç Taulant Xhakës, para mediave sot foli edhe Odise Roshi.
“Kemi gjasa që të kualifikohemi. Kemi harmoni në grup dhe mund ta bëjmë. Ndeshja ndaj Zvicrës është më e rëndësishmja. Po fituam aty, kemi gjasa të mëdha për kualifikim.
Po stërvitemi mirë dhe në miqësoret ndaj Katarit dhe Ukrainës do të japim 100% të forcës tonë.
Do të isha i kënaqur me 6 pikë, mirëpo besoj se edhe me 4 pikë e kalojmë grupin.” - u shpreh mesfushori i Rijekës para mediave sot.