MIQËSORE
Anglia vazhdon formën e mirë
27 May, 2016 @22:36
Pas fitores ndaj Turqisë, në ‘Stadium of Light’ të Sunderlandit, Anglia arriti ta mposhtë edhe Australinë në miqësoren e zhvilluar në prag të Euro2016.
Golat për ‘Tre Luanët’ u shënuan nga dyshja e Manchester United, Marcus Rashford dhe Wayne Rooney. Madje ky i pari arriti të hyjë në histori të Kombëtares Angleze, duke u bërë lojtari më i ri në moshë që shënon gol me fanellën e Anglisë. Rashford ka vetëm 18 vjet e 208 ditë.
Mysafirët e ngushtuan rezultatin përmes autogolit të Eric Dier, mirëpo nuk arritën që të bënin më tepër dhe ndeshja u mbyll me rezultat 2-1.
Anglia në kampionatin evropian ndodhet në grupin B, bashkë me Rusinë, Uellsin e Sllovakinë.
All Goals HD - England 2-1 Australia - 27-05-2016 by life-goals