PËRFORCIMET VAZHDOJNË
Besa nuk ndalet
27 May, 2016 @23:59
Vazhdojnë përforcimet tek skuadra e Besës nga Peja. Klubi ka njoftuar se janë arritur marrëveshje me dy futbollistë të rinjë.
Nga sezoni i ardhshëm, vëllezërit Dukagjin dhe Fatlum Gashi do të jenë pjesë e skuadrës pejane, e cila ditë më parë angazhoi në detyrë trajnerin mitrovicas Gani Sejdiu, duke dëshmuar që sezonin e ardhshëm do të jetë një skuadër me synime të mëdha.
Dukagjin dhe Fatlum Gashi sezonin që lamë pas ishin pjesë e skuadrës së Istogut. Dukagjin Gashi ishte edhe më herët pjesë e Besës dhe është një mesfushor me përvojë, ndërsa Fatlumi këtë sezon e mbylli me 7 gola të shënuara.
Përveç lajmit të dy transferimeve, klubi i Besës po ashtu njoftoi që lojtarët që bartën peshën kryesore në ekip sezonin që sapo u mbyll, do të kenë kontrata të reja dhe do të vazhdojnë punën me klubin nga Peja.