Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

CIKALLESHI

Benfica kërkon sulmuesin kuqezi

BOROZANI/D.S.

Benfica kërkon sulmuesin kuqezi


2 June, 2015 @9:48

Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Sokol Cikalleshi, është tashmë në radar të disa ekipeve për një transfer të mundshëm në afatin kalimtar veror që nis më 1 korrik. 

Sipas mediave kroate dhe atyre portugeze, përveç Stuttgartit në Gjermani dhe Barit në Itali, tashmë ai është vënë në radarin e 34 herë kampionit të Portugalisë, Benfica. 

Raportin e ka dhënë Ojogo, ndërsa e ka transmetuar Slobodna Dalmacija

Cikalleshi ka shënuar 10 gola në 32 takime për Splitin këtë stinor. Kavajasi 24 vjeç është 188 centimetra i gjatë, dallohet me shutin e tij të fortë nga largësia, derisa në Split kaloi nga Kukësi për 100 mijë euro dëmshpërblim. 

Tash, kartoni i tij llogaritet të vlejë 25 herë më shumë.


 
Të gjitha lajmet nga