Fantasy TopSporti
Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GRUPI E

Benfica shfrytëzon rastin, kalon bashkë me liderin perfekt Bayern

Benfica shfrytëzon rastin, kalon bashkë me liderin perfekt Bayern


8 December, 2021 @22:59

Bayern ka shënuar fitore bindëse dhe ka dominuar ndaj Barcelonës së pa ide në Allianz Arena, ndërsa ka kryer fazën grupore të Ligës së Kampionëve, në mënyrë perfekte me 6 fitore nga 6 ndeshje për pikë maksimale, 18.

Bavarezët mposhtën katalonasit 3-0 [Muller 34, Sane 43. Musiala 62] derisa humbën edhe një mori rastesh për të shënuar. Barcelona, s’tregoi asgjë sonte dhe me pozitën e tretë në grup, garat evropiane i vazhdon në Europa Ligë.

Në anën tjetër, festë ka qenë në Lisbonë, ku Benfica e arriti fitoren e parashikuar ndaj Dynamos së Kievit 2-0 [Yaremchuk 16, Gilberto 22] për të siguruar pozitën e dytë dhe pranverën në Champions! Golat e shpejtë të shënuar në ndeshje, qetësuan gjithçka në lojë, ndërsa festa nisi herët në Da Luz për kualifikimin tutje.

Dynamo Kiev që drejtohet nga Mircea Lucescu, eliminohet nga garat e mëtutjeshme.

TABELA - GRUPI E:

1. Bayern 18p. (UCL)
2. Benfica 8p. (UCL)
3. Barcelona 7p. (UEL)
4. Dynamo 1p. (eliminim)

Me këtë Barcelona për herë të parë në histori do të luajë në Europa League, pasi që herën e fundit kur ka luajtur në këtë garë ajo është quajtur UEFA Cup (2003/04).

 

 


 
Të gjitha lajmet nga Champions League