Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PASNESËR ZYRTARIZIMI

Benitez, me padurim drejt Madridit

REUTERS/Arkiv

Benitez, me padurim drejt Madridit


1 June, 2015 @14:49

Strategu spanjoll, Rafael Benitez, ka udhëtuar sot prej Napolit për në Madrid, derisa të mërkurën pritet të zyrtarizohet si trajner i ri i Real Madridit. 

“Jam gati. Mezi pres të jem aty. Tash fillon ëndrra ime,” është cituar të ketë thënë tekniku në fjalë për AS-in sot. 

Benitez 55 vjeç pritet të zëvendësojë Carlo Ancelottin e larguar nga Real Madridi, derisa zyrtarizmi i tij pritet të bëhet pasnesër. 

Benitez prej korrikut të vitit 2013 ka qenë trajner i Napolit, derisa më parë ka drejtuar edhe Chelsean, Interin, Liverpoolin e Valencian. 


 
Të gjitha lajmet nga