REAL MADRID - LEVANTE

Benzema në formë, Reali rigjen fitoren
14 September, 2019 @14:56
Duket se pushimi i kombëtareve i ka bërë mirë Realit.
Pas dy barazimeve radhazi, Reali i Madridit, që ende po luan në mungesë të disa lojtarëve kryesorë për shkak të lëndimeve e suspendimeve, fitoren e gjeti sot në ndeshjen ndaj Levantes, ndeshje kjo që dhuroi plot 5 gola.
Karim Benzema me 2 gola dhe Casemiro me një tjetër në pjesën e parë bënë që Reali të kishte epërsi 3 golëshe pas pjesës së parë, ndërsa Levante arriti që dy herë të shënojë në të dytën, mirëpo jo mjaftueshëm për t’u larguar me pikë nga ‘Bernabeu’, me ndeshjen që u mbyll me rezultatin përfundimtar 3-2.
Për herë të parë për Realin sot u paraqit Eden Hazard, belgu i ardhur nga Chelsea. Hazard u inkuadrua në lojë në minutën e 60’,
Në anën tjetër, për Levanten në pjesën e dytë u inkuadrua Enis Bardhi, i cili luajti për afro 40 minuta.
Me këtë fitore Reali tashmë ka 8 pikë pas 4 ndeshjeve, kurse Levante mbetet me 6.