NGA KAMPI KUQEZI

Foto FSHF
Berat Gjimshiti do të operohet
10 October, 2021 @21:31
Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti do të duhet të hyjë në operim për të kaluar lëndimin e pësuar në përballjen e Shqipërisë ndaj Hungarisë në Budapest.
Gjimshitit i është konfirmuar fraktura në krah dhe të hënën do të hyjë në operim. Pos tij, në përballje ndaj Polonisë do të mungojë edhe Bekim Balaj, i cili është i lënduar.
Lojtarët tjerë janë në rreugll me shëndet, ndërsa si mungesë tjetër FSHF ka bërë të ditur për mesfushorin e talentuar Endri Çekiçi që në këtë duel duhet të vuajë suspendimin nga kartonët e verdhë të grumbulluar.
Kuqezinjtë do të përballen të martën me Poloninë në stadiumin “Air Albania” të Tiranës në atë që mund të quhet një finale për vendin e dytë të Grupi I në eliminatoret e Botërorit “Katar 2022” e që mund të përkthehet në një biletë për fazën play-off.