LIGA E KOMBEVE

Liga e Kombeve, Italia merr vendin e tretë
10 October, 2021 @16:59
Medalja e bronztë në edicionin e dytë të Ligës së Kombeve i ka takuar Italisë.
Kampionja në fuqi e Evropës e mposhti Belgjikën me rezultat 2-1 (Barella 46’, Berardi (P) 65’ / de Ketelaere 86’), për ta mbyllur kështu garën në vendin e tretë.
Një gol i bukur nga Barella e një penallti nga Berardi ia dhanë epërsinë e dyfishtë italianëve, e më vonë Belgjika e ngushtoi rezultatin pas ringjalljes së lojës që ia dha Kevin De Bruyne i inkuadruar nga banka, asistues te goli i de Ketelaeres. Por, për ndonjë përmbysje ishte vonë dhe ndeshja u mbyll me fitoren e italianëve.
Ndeshja për vendin e parë luhet sonte me fillim nga ora 20:45, ku mes vete përballen Spanja dhe Franca.