VALON BERISHA
Berisha: Po të shënoja, do të ishte ndryshe
12 November, 2016 @20:16
Mesfushori Valon Berisha, në deklaratën e tij pas ndeshjes Turqi-Kosovë, tha se do të ishte ndryshe po qe se do të realizonte në minutën e fundit të pjesës së parë, kur gjuajtja e tij u ndal në shtyllë.
“Mendoj se luajtëm lojë shumë të mirë në aspektin defansiv. Pësuam dy gola shumë të shpejtë, por përsëri kishim raste të mira. Po të shënoja, do të ishte ndryshe ndeshja. Mendoj se me lojë të tillë sikur sot, do ta kemi përkrahjen e të gjithëve dhe do të bëhemi edhe më të mirë,” tha ai.