PARA DUELIT
Shqipëri ofanzive ndaj Izraelit
12 November, 2016 @15:58
Kombëtarja shqiptare pritet të dalë me një formacion më ofanziv sesa më parë në duel ndaj Izraelit sonte, duke ditur që ekipi i duhet fitorja patjetër ndaj rivalit direkt për pozitën e tretë dhe më lartë.
Sipas tiranases Panorama Sport, Gianni De Biasi, do të sulmojë me 4-1-4-1 të avancuar ndërsa startues do të jenë edhe Bekim Balaj e Azdren Llullaku, që aktualisht janë golashënues më të mirë të ligave ku luajnë. Balaj në Rusi, Llullaku në Rumani.