TURQI - KOSOVË
Koeficientët para ndeshjes
12 November, 2016 @15:04
Në prag të ndeshjes Turqi - Kosovë, që zhvillohet sot me fillim nga ora 18:00, le të shohim koeficientët e bastoreve për këtë ndeshje. Një nga bastoret më të njohura sportive, Bet365, ka favorizuar Turqinë në këtë takim, ashtu si shumica e bastoreve vendore e botërore.
Fitorja e Turqisë mban kuotën 1.13, duke u cilësuar kështu si favorit absolut për ta fituar takimin. Barazimi ka kuotën 10, ndërsa fitorja e Kosovës mban kuotën 26.
Se a do t’i befasojë Kosova edhe ata që i vendosin kuotat, mbetet të shihet sot!