SAMIR UJKANI
Ujkani: Turqia, ndër më të fortat në grup
11 November, 2016 @16:49
Në konferencën e sotme dhe të fundit për shtyp para ndeshjes me Turqinë të përfaqësueses së Kosovës, së bashku me përzgjedhësin Albert Bunjaki ishte edhe kapiteni i skuadrës, Samir Ujkani.
Gardiani i portës kosovare tha se Turqia është njëra prej ekipeve më të forta në grup dhe do ta kërkojë fitoren në çdo mënyrë, për këtë arsye ekipi i tij duhet të ketë kujdes të madh gjatë ndeshjes.
“Turqia është njëra ndër ekipet më të forta në grup. Ajo e dëshiron shumë fitoren sepse ka edhe krizë të rezultateve, por ne duhet të kemi kujdes dhe ta zhvillojmë lojën tonë,” ka thënë Ujkani.
Ndeshja ndërmjet Turqisë dhe Kosovës do të luhet nesër në qytetin bregdetar turk, Antalya.