MILOT RASHICA
Rashica: Turqia, kundërshtare e fortë
10 November, 2016 @17:48
Milot Rashica e vlerëson si një kundërshtare shumë të fortë Turqinë.
Mesfushori ofansiv i krahut tha se pret një ndeshje të vështirë ndaj Turqisë, e cila luan para adhuruesve të vet, megjithëse shpreson në një rezultat të mirë në fund.
“Gjithsesi pres një ndeshje të vështirë. Turqia është një kundërshtare e fortë. Ishte në kampionatin europian. Luan para adhuruesve të vet, por besoj që edhe nga Kosova do të vijnë adhurues dhe shpresoj në një rezultat të mirë,” tha ai.
Turqia dhe Kosova do të luajnë më 12 nëntor në qytetin Antalya, në kuadër të kualifiikimeve për Kampionatin Botëror.