E PARA E STINORIT
Drita e Munishit, i vetmi ekip që s’ka pësuar gol nga lideri
10 November, 2016 @10:05
Një karakteristikë e rrallë ka ndodhur në Superligë në xhiron e XIII të saj.
Trepça’89, që është lidere aktuale e Superligës, për herë të parë nuk ka arritur të shënojë gol këtë stinor në portën kundërshtare (pa marrë parasysh epilogun e ndeshjes) duke u ndalur në 0-0, pas XII xhirove.
E Drita e drejtuar nga Ismet Munishi ka arritur që të bëhet ekipi i parë i Superligës që ta ndalë liderin aktual të Superligës për të mos shënuar gol.
REZULTATET E NDESHJEVE RADHAZI
Deri në xhiron e XIII pra, që nga fillimi i edicionit 2016/17 Trepça’89 ka shënuar së paku një gol në çdo ndeshje të zhvilluar me radhë, derisa këtë seri të golave të shënuar radhazi, ia ndali Drita e Munishit në ndeshjen e zhvilluar në Gjilan në kuadër të xhiros së XIII.