ALBAN MEHA
Meha: Shpresojë ta ruajmë qetësinë
9 November, 2016 @17:12
Njëri prej futbollistëve më me përvojë në përfaqësuesen e Kosovës, Alban Meha, ka folur para ndeshjes me Turqinë.
Meha tha se do të jetë ndeshje e fortë me Turqinë, ndërsa skuadra duhet ta ruajë qetësinë në mënyrë që të arrijë eventualisht deri tek goli.
“Do të jetë një ndeshje e fortë ngjashëm me Kroacinë dhe Ukrainën. Turqia është një ekip i mirë dhe fortë. Duhet të përpiqemi që ta mbajmë rezultatin baras. Shpresojë ta ruajmë qetësinë dhe të japim edhe gol,” tha Meha.
Përndryshe, Meha është njëri prej futbollistëve të Kosovës që e njeh më së miri Turqinë, pasi që nga viti 2015 luan në kampionatin turk me skuadrën Konyaspor.