DISCIPLINORJA
KF Rahoveci gjobitet nga KD
9 November, 2016 @15:05
Komisioni Disciplinor (KD) i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) ka gjobitur KF Rahovecin me një mijë euro.
“Në bazë të Rregullores Disciplinore Neni 49, Paragrafi 1, Pika 3 dhe Neni 10, Paragrafi 3, Pika 2, KF Rahoveci dënohet me të holla në shumë prej €1’000.00 (një mijë euro),” ka bërë të ditur njoftimi i FFK-së sot.
Lëshimet në organizimin e ndeshjes së xhiros së XII të Ligës së Parë të Kosovës, Rahoveci - Flamurtari, ndeshje e ndërprerë për shkak të hudhjes së gjësendeve të forta dhe sulmi ndaj gjyqtarit kryesor, grushtim, sipas raporteve të zyrtarëve të ndeshjes dhe materialit shtesë - janë arsyet e ndëshkimit të ekipit në fjalë, shkruan Vendimi i KD-së botuar sot.