SELEKTORI FLET
Bunjaki: Ekipi homogjen sjell sukses
9 November, 2016 @11:29
Në orën teorike të mbajtur sot në Antalya, Albert Bunjaki selektor, edhe njëherë ka potencuar te djelmoshat e Kosovës, se sa me rëndësi është që ekipi të jetë homogjen.
“Ne do të punojmë për kualifikimet në Botërorin Rusia 2018, por objektiv real yni është kualifikimi për Europianin 2020. Nëse punojmë me përkushtim dhe krijojmë ekip homogjen, rezultatet dhe suksesi nuk do të mungojë,” ka thënë ndër të tjera Bunjaki sot, ka bërë të ditur FFK-ja përmes një njoftimi.
Përfaqësuesja e Kosovës prej orës 12 deri në ora 16 e ka pushim sot. Ndërsa në ora 16 do të mbajë stërvitjen e parë në Antalya, Kremlin Palace hotel.