SULMUESI KUQEZI
Gashi rrëmben fanellën ‘e fundit’ të Gerrardit
8 November, 2016 @19:25
Futbollisti i kombëtares shqiptare, Shkëlzen Gashi, që po shkëlqen me ekipin e tij, Colorado Rapids në MLS të SHBA-së, sot ka rrëmbyer fanellën ndoshta të fundit të djersitur në një ndeshje nga Steven Gerrard.
”Është nder i madh për mua për të marrë fanellën e nënshkruar nga Steven Gerrard, pas ndoshta ndeshjes tënde të fundit profesionale! Je një sportist i madh dhe një legjendë për të gjithë ne,” - kanë qenë fjalët e Gashit të shoqëruara me fotografinë e postuar.
Steven Gerrard është legjendë e Liverpoolit në Premier Ligë, ndërsa ditët e fundit të karrierës po i kalon te LA Galaxy në MLS.
Përndryshe, Gashi nuk është ftuar përsëri nga Shqipëria. Ai nuk ka qenë pjesë e kuqezinjëve as në ndeshjet e muajit tetor e nuk do të jetë as të shtunën në përballje ndaj Izraelit.