PARA NDESHJES
Turqit nisin përgatitjet para ndeshjes me Kosovën
8 November, 2016 @10:11
Përfaqësuesja turke ka nisur përgatitjet në Belek të Antalyas mbrëmë, për ndeshjen e radhës ndaj Kosovës më 12 nëntor 2016.
Sipas raporteve në mediat turke, gjithçka ka shkuar në rregull te ekipi përfaqësues i tyre, ndërsa kthimi i Arda Turanit në ekip ka shtuar optimizmin në skuadër para ndeshjes me Kosovën.
Lëndime të lehta janë raportuar te Hakan Çalhanoglu dhe Omer Toprak, ndërsa dyshja në fjalë do të mësojë më vonë nëse do të jetë në gjendje për tu llogaritur për ndeshje nga selektori turk, Fatih Terim.