TRAJNER I RI I LIRISË
Liria emëron Tamnikun deri në fund të stinorit
7 November, 2016 @20:18
Liria i ka dhënë fund kërkimeve për trajner të skuadrës, së paku deri në fund të këtij stinori, pas largimit të Ramiz Krasniqit nga detyra.
Genc Tamniku është emëruar në krye të skuadrës si ushtrues detyre deri në fund të stinorit 2016/17 dhe kryetari i Lirisë, Mirsad Çollaku, ka thënë se në fund të stinorit do të analizohet situata dhe do të shihet nëse do të duhet vazhduar më tepër me Tamnikun ose jo.
Liria është aktualisht e teta në renditje dhe derisa si vendas nuk ka shumë probleme, si mysafire është njëra ndër skuadrat më të dobëta në Superligë.
Tamniku është ish-lojtar i Lirisë që viteve të fundit ka ushtruar gjeneratat e reja të ekipeve të ndryshme në Prizren.