NDALEN
S’ka paga, Gjilani nuk stërvitet
8 November, 2016 @12:45
Përmes një njoftimi në faqen zyrtare të klubit në Facebook, skuadra e Gjilanit ka bërë të ditur se ekipi ka ndalë stërvitjet për shkak të mosorganizimit të kryesisë dhe vonesës së pagave.
“Për arsye të vonesës së pagave, si rezultat i mosangazhimit të Kryesisë së Klubit dhe mos realizimit të obligimeve të Komunës, stërvitjet u ndërprenë,” ka shkruar ndër të tjera njoftimi.
Aty nuk është bërë e ditur se sa do të zgjasë ky lloj bojkoti, por lihet të kuptohet se derisa të konsolidohet fuqimisht kryesia, ekipi pas kësaj mund të kthehet.