PARA DUELIT
Turqia humb qendërmbrojtësin standard
8 November, 2016 @15:58
Qendërmbrojtësi turk që aktualisht luan për Bayer Leverkusenin, Omer Toprak, është larguar nga lista e lojtarëve të ftuar nga Fatih Terim për ndeshjen Turqia-Kosova.
Mediat turke pak më parë kanë raportuar se lojtari nuk do të mund të jetë i gatshëm për ndeshje ndaj Kosovës për shkak të lëndimit dhe 27 vjeçari është larguar nga kampi i reprezentacionit të tij.
Toprak ka qenë pjesë e 11-shes së parë të Turqisë në dy ndeshjet e fundit kualifikuese për Kampionatin Botëror “Rusia 2018” ndaj Islandës dhe Ukrainës.