ZHVENDOSJE
Zyrtare: Ndeshja zhvendoset në Elbasan
8 November, 2016 @14:06
Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka bërë të ditur se ndeshja ndërmjet Shqipërisë dhe Izraelit e vlefshme për xhiron e katërt të Grupit G kualifikues për Botërorin “Rusia 2018” do të luhet në Elbasan.
“Elbasan Arena” do të jetë nikoqire e ndeshjes, ndërsa FSHF ka shkruar:
“Me një shkresë zyrtare, FIFA sot ka njoftuar FSHF-në se takimi do të luhet në Elbasan,” ka shkruar njoftimi zyrtar i Federatës kuqezi.
Ndeshja Shqipërisa - Izraeli luhet të shtunën më 12 nëntor 2016, ndërsa mënyrën se si do të menaxhojë FSHF-ja biletat e shitura të ndeshjes deri më tani, mbetet të shihet.