TREPÇA
Rama zëvendëson Haxhiun te Trepça
9 November, 2016 @0:05
Rezultatet e dobëta të vazhdueshme dhe asnjë fitore edhe pas 13 xhirove në Superligë, e kanë detyruar trajnerin e deritashëm, Fidaim Haxhiun, të largohet nga skuadra e Trepçës.
Haxhiu sot ka dhënë dorëheqje, ndërsa drejtuesit e klubit menjëherë kanë gjetur zëvendësuesin e tij, duke e emërtuar kryetrajner të ri të skuadrës Nazmi Ramën.
Rama edhe më parë ka udhëhequr skuadrën e Trepçës, kurse ndeshjen e parë me minatorët do ta udhëheqë këtë fundjavë në ndeshjen me Lirinë që do të luhet në Prizren.