NGA KONFERENCA
Etrit Berisha: Izraeli, ndeshje vendimtare
9 November, 2016 @14:34
Portieri i përfaqësueses së Shqipërisë, Etrit Berisha, në konferencën e sotme për shtyp të kuqezinjëve para ndeshjes ndaj Izraelit ka thënë se kjo është ndeshje vendimtare për kombëtaren.
“Kjo është ndeshje vendimtare, sepse Izraeli është kundërshtari ynë direkt dhe real në këtë grup të fortë. Mendoj se forcën më të madhe kjo skuadër e ka te sulmi,” ka thënë Berisha para mediave në konferecën e sotme për shtyp të mbajtur në hotelin Tropikal të Durrësit.
“Kemi dy ditë që po punojmë për të zbërthyer lojën e tyre. Ne duhet të marrim maksimumin, duke përballuar sulmet e tyre dhe për të goditur,” ka thënë njësi i kombëtares.
Ndeshja Shqipëria - Izraeli zhvillohet të shtunën më 12 nëntor 2016 me fillim në ora 20e45 në Elbasan.