EDENILSON
Drita merr edhe një brazilian
9 November, 2016 @14:14
Drita nuk po dorëzohet përkundër rezultateve jo të mira që po i merr në Superligë.
Së fundi, ekipi bardhekaltër nga Gjilani ka bërë të ditur se ka arritur marrëveshje me futbollistin brazilian me përvojë nga disa liga, Edenilson Bergonsi.
Edenilson është mesfushor dhe ka 29 vjet. Ai ka luajtur më parë në CSKA Sofia të Bullgarisë, Brussel të Belgjikës, etj - ka bërë të ditur faqja zyrtare e klubit të Dritës përmes një njoftimi.
Më parë, Drita ka marrë edhe sulmuesin brazilian, Gilberto Fortunato, nga Flamurtari i Shqipërisë.