PËRFAQËSUESJA
Kosova zhvillon stërvitjen e parë
9 November, 2016 @17:00
Përfaqësuesja e Kosovës ka filluar përgatitjet për ndeshjen me Turqinë që do të luhet më 12 nëntor në stadiumin e qytetit në Antalya, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror.
Të përzgjedhurit e Albert Bunjakit sot zhvilluan seancën e parë stërvitore, ku vëmendja kryesore ishte te organizimi taktik për ndeshjen me turqit.
Sipas ekipit mjekësor të përfaqësueses, gjendja shëndetësore e futbollistëve është e mirë, ndërsa në stërvitjen e sotme interesimi sidomos i mediave turke ishte i jashtëzakonshëm.
Ndryshe nga përfaqësuesja jonë, Turqia i ka filluar stërvitjet dy ditë më parë.