VEDAT MURIQI
Muriqi: Do të jetë ndeshje vëllazërore
9 November, 2016 @17:37
Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi, beson se ndeshja me Turqinë do të ketë atmosferë vëllazërore, duke pasur parasysh marrëdhëniet mes dy shteteve.
“Pres një ndeshje interesante. Do të jetë një ndeshje vëllazërore duke marrë për bazë marrëdhëniet e mira që ka Kosova e Turqia.Do të ketë shumë tifozë dhe do të bëhet një atmosferë e mirë e shpresojë në lojë të mirë por pavarësisht rezultatit do të fitojë vëllazëria,” tha Muriqi pas stërvitjes së sotme, që ishte e para për përfaqësuesen e Kosovës në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen me Turqinë.
Muriqi luan aktualisht për skuadrën turke Genclerbirligi dhe e njeh mirë rivalin e Kosovës.
Ndeshja Turqi-Kosovë do të luhet më 12 nëntor në Antalya.