MËRGIM VOJVODA
Vojvoda: Besoj se do të luaj, të kthehemi me një pikë
9 November, 2016 @17:26
Mërgim Vojvoda është grumbulluar për herë të parë me përfaqësuesen e Kosovës.
Ai do të jetë në dispozicion të Albert Bunjakit për ndeshjen me Turqinë më 12 nëntor, ndërsa për këtë ndeshje futbollisti shpreson që do të luajë dhe pret që ekipi të sigurojë së paku një pikë.
“Së pari për mua është një nder dhe jam shumë i lumtur që do të përfaqësojë shtetin tim, Kosovën. Besoj se do të luajë dhe pres që së paku të kthehemi më një pikë,” tha Vojvoda.