KRYHET BOJKOTI
Normalizohet gjendja te Gjilani
10 November, 2016 @13:37
Futbollistët e Gjilanit që kishin nisur bojkotin e stërvitjeve pardje, sot i kanë vazhduar ato.
Përmes një njoftimi kuqebardhët e qytetit në fjalë kanë bërë të ditur se gjendja është kthyer në normalitet dhe stërvitjet po vazhdojnë për ndeshjen e radhës në kuadër të Superligës, që e zhvillojnë ndaj Ferizajit.
Futbollistët e Gjilanit i kishin hyrë bojkotit pardje si rezultat i mosangazhimit të kryesisë dhe vonesës së pagave.