SAMIR UJKANI
Ujkani: Po komponohemi dita ditës
10 November, 2016 @17:39
Numri një i portës së përfaqësueses së Kosovës, Samir Ujkani, ka folur në lidhje me ndeshjen me Turqinë, me të cilën Kosova do të luajë pas dy ditësh.
Ujkani tha se skuadra ka filluar të komponohet, ndërsa shpreson që kundër Turqisë të tregojnë lojë të mirë.
“Atmosfera është e mirë. Jemi një grup i ri interesant dhe kemi shumë talent dhe ngadalë po komponohemi dita ditës. Të jemi real sërish e kemi një ekip të fortë si Turqia, por ne duhet të kemi vetëbesim dhe të bëjmë lojë të mirë. Tash i dimë defektet tona dhe po përpiqemi që t’i mënjanojmë gabimet. Edhe Turqia është në krizë dhe ka ftuar lojtarë që më herët nuk ishin në përbërje. Do të ketë publikun e tij, por edhe ne do të bëjmë një lojë të fortë,” tha Ujkani.