KOSOVA
Donis Avdijaj i bashkohet Kosovës
10 November, 2016 @20:06
Përfaqësuesja e Kosovës ka gjetur shpejt zëvendësimin për Albert Bunjakun i cili nuk është grumbulluar me ekipin.
Sipas një njoftimi nga Supersport Kosova, emri i ri në përfaqësuesen e Kosovës është Donis Avdijaj.
Futbollisti i talentuar i është bashkuar skuadrës kosovare në Antalya, mirëpo siç njofton SuperSport, ai nuk do të mund të luajë me Turqinë për shkak të dokumentacionit.
Avdijaj është vetëm 20 vjeçar dhe është pjesë e skuadrës nga Bundesliga, Schalke, ndërsa më herët emri i tij ishte përmendur shpesh edhe me kombëtaren shqiptare.