MBETET NË RUSI!
Bernard Berisha vazhdon kontratën me ekipin rus
13 August, 2024 @14:12
Futbollisti i reprezentacionit të Kosovës, Bernard Berisha, ka vazhduar kontratën me ekipin e tij aktual, Akhmat Grozny. Sulmuesi këmbëshpejtë i krahut do të mbetet pjesë e ekipit rus deri në fund të stinorit 2026/27.
Pejani 32 vjeçar kishte kaluar në kampionatin rus në stinorin 2016/17 duke nënshkruar për Anzhin, prej të cilëve më pas u bë pjesë e Akhamtit. Ai karrierën e nisi te kampioni i dikurshëm i Kosovës, Besa - ekip ky që tashmë është i shuar si pasojë e borxheve.
Transfermarkt vlerëson përfaqësuesin e Kosovës në shumën prej 900 mijë eurove, ndërsa në stinorin që ka filluar veçse në elitën e futbollit rus ai ka regjistruar tre paraqitje në katër xhirot e para të stinorit.