BESA
Besa barazon në miqësore
19 February, 2013 @16:23
Skuadra e Besës po i vazhdon përgatitjet e saj para stinorit pranveror në Antalya të Turqisë.
Sot në ndeshjen e tretë përgatitore, ekipi pejan ka barazuar me rezultat 1-1 me skuadrën nga Kazakistani, Akzhayik.
Golin për Besën dhe njëkohësisht golin e barazimit e shënoi Krenar Vokshi në minutën e 80’.
Akzhayik është njëra prej skuadrave të forta nga liga elite e Kazakistanit, ndërsa stinorin e kaluar kishte përfunduar në vendin e tetë të ligës kazake.
Besa para kësaj ndeshje kishte shënuar fitore të bujshme kundër skuadrës së përzier të Shakhtar Donetskut, derisa më parë ishte mposhtur 2-0 nga skuadra ruse Yenisey Krasnoyarsk.