NË PEJË
Besa ndezet në pjesë të dytë
17 April, 2016 @16:57
Skuadra pejane, Besa, ka mposhtur sot Drenicën në “Shahin Haxhiislami” të Pejës, me rezultat 3-0.
Në pjesën e parë nuk erdhi asnjë gol, ndërsa në pjesën e dytë trajneri Ilir Nallbani si duket kishte ngrohur mirë lojtarët në zhveshtore të cilët ishin të pamëshirshëm.
Së pari Fetim Kasapi shënoi nga penalltia për 1-0, pastaj Kastriot Rexha shënoi dy të tjera për të siguruar fitoren e pejanëve 3-0.
Me këtë fitore Besa del në vend të katërt të klasifikimit, ndërsa Drenica ende mbetet në zonë të sigurt të Superligës.
Në xhiron e radhës pejanët udhëtojnë në Gjilan, ndërsa Drenica pret Dritën.