ÇEREKFINALJA E KUPËS: BESA - PRISHTINA
Besa triumfon, eliminon mbrojtësin e trofeut
15 March, 2017 @14:59
Në ndeshjen e parë nën drejtimin e Astrit Imamit, me Gani Sejdiun që u shkarkua në fundjavë pas humbjes nga Trepça ‘89, skuadra e Besës ka shënuar fitore ndaj skuadrës së Prishtinës, për ta arritur kështu gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës.
Goli i vetëm i takimit u shënua në minutën e 35’, moment në të cilin Gentrit Dumani i mysafirëve shënoi autogol pas krosimit të Leart Eminit, ndërsa përkundër tentimeve, gola të tjerë nuk pati dhe takimi u mbyll me rezultat minimal 1-0, rezultat i cili kualifikon Besën në gjysmëfinale.
Ky eliminim nuk është aspak i mirëpritur për skuadrën e Prishtinës, e cila është edhe mbrojtëse e trofeut të Kupës së Kosovës, kurse në anën tjetër, Kupa mbetet synimi sezonal i skuadrës së Besës, me synimet në ligë që pothuajse janë të mbyllura.
Përveç Besës, deri më tash gjysmëfinalen e ka siguruar edhe Drenica, ndërsa shorti për çiftet gjysmëfinaliste mbahet të premten.