FUTSALL
Besa zhvillon përgatitjet në Ulqin
24 February, 2017 @22:53
Përmes një njoftimi zyrtar të dërguar për Borozani.com, klubi i futsallit ‘Besa’ nga Peja, ka bërë të ditur që klubi pejan fazën e tretë të përgatitjeve fizike po e zhvillon në Ulqin.
“Kryesia e klubit duke pasur parasysh synimet që ka klubi në këtë kampionat, ka filluar përgatitjet fizike me ushtrime intenzive, ku për dy javë trajnerët Adnan Hyseni dhe Afrim Belegu i janë përkushtuar maksimalisht stërvitjeve, ku një pjesë e madhe e lojtarëve kanë ushtruar dy herë në ditë në 6 ditë në javë dhe për ta përmbyllur me sukses këtë pune klubi do udhëtojë drejt Ulqinit dhe nga data 26 deri me datën 3 do jenë atje, që të jenë sa më të përgatitur për fazën pranverore të sezonit 2016/2017, sezon në të cilin klubi i Besës e synon titullin kampion.” - shkruan në njoftimin e vet klubi pejan.
Momentalisht, Besa gjendet në vendin e dytë, me vetëm 3 pikë më pak se lideri Feniksi.
TABELA AKTUALE FUTSALL SUPERLIGA