KUQEZI
4 futbolliste të Hajvalisë, në kombëtaren e femrave të Shqipërisë
24 February, 2017 @13:41
Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar listën e të ftuarve në kombëtaren e femrave për ekipin e parë dhe ekipin U-19, që do të grumbullohen për miqësoret e radhës.
Në kombëtaren A të femrave janë ftuar katër futbolliste nga skuadra e Hajvalisë, Viona Rexhepi, Arbenita Curraj, Lavdie Begolli dhe Endrina Elezi.
Kombëtarja A e femrave do të zhvillojë 2 ndeshje me Malin e Zi, respektivisht në Elbasan në 28 shkurt dhe në Shkodër në datë 2 mars, ndërsa kombëtarja e trajnerit U-19 do ta zhvillojë takimin në 1 mars në Fier, në stadiumin “Loni Papuçiu”.
Listat e futbollisteve të ftuara mund t’i gjeni më poshtë...