BESART BERISHA
Do të luaj ndaj Islandës
23 February, 2017 @9:04
Rekord golashënuesi i kampionatit elit të futbollit në Australi, Besart Berisha, i ka thënë faqes së ekipit të tij sot se mezi pret të veshë fanellën e Kosovës dhe pret që të jetë plotësisht i gatshëm për ndeshje ndaj Islandës.
“Në këtë moment, duket se po shkoj që të zhvillojë ndeshjen e parë për Kosovën,” ka thënë Berisha për faqen zyrtare të ekipit të tij, melbournevictory.com.au sot.
“Për mua është shumë emocionale sepse kam vendosur për këtë gjë dhe shpresoj të kalojë kohë të mrekullueshme atje,” ka thënë ndër të tjera ai.
Besart Berisha 31 vjeç pritet të jetë forcë shtesë në sulmin e Kosovës për ndeshje ndaj Islandës.
TABELA AKTUALE DREJT RUSSIA 2018
Ai më parë ka mbrojtur edhe ngjyrat e Shqipërisë, duke veshur 17 herë fanellën kuqezi.
Ndeshja Kosova - Islanda do të zhvillohet më 24 mars, të premten.